Please enter at least 3 characters.

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

2021/02/zjarr.jpg

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Armend Daci” një shtëpi është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të së hënës.

Siç njoftohet nënkulmi i shtëpisë është djeg i tëri, ndërsa edhe qasja e zjarrfikësve ishte vështirësuar, pasi shtëpia gjendet në një rrugicë të ngushtë.

Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/