Please enter at least 3 characters.

Përfshihet nga flakët, fundoset anija italiane - shpëtohet ekuipazhi (Video)

2019/03/AFP_1EI8BL-kRUC-645x400@MediTelegraphWEB.jpg

Një anije italiane mallrash u fundos rreth 330 kilometra larg brigjeve perëndimore franceze në Atlantik, pasi forcat e shpëtimit nuk mundën të shuanin zjarrin në bord.

Të 27 anëtarët e ekuipazhit të “Grande America” u shpëtuan.

Anija ishte nisur nga Hamburgu në Gjermani me destinacion Kazablankën në Marok, kur ra zjarri.

Ministri francez i mjedisit, Frasua de Rugi tha se ende nuk dihet se çfarë transportonte anija, por u morën masat kundër ndotjes së ambientit.

Anija e parë e shpëtimit nuk mundi të shuante flakët dhe dy të tjera ishin ende rrugës kur “Grande America” u fundos 4600 metra në thellësi.