Përfaqësuesja e Kosovës homazhe tek “Shokët e Lirisë”
07/01/2015
Përveç hendbollistëve kanë marr pjesë edhe shtabi teknik i përfaqësueses së Kosovës, në krye me përzgjedhësin Alfred Llazari.
Verim Zherka, trajner i përfaqësues sonë, tha se “sot po bëhen homazhe në nderim të qytetarëve të Gjakovës, të rënëve të kësaj komune dhe të mbarë Kosovës, dhe natyrisht se kjo është inspirim për ne dhe të rinjtë e përfaqësues sonë për një prezantim sa më të dinjitetshëm në ndeshjet që do t’i zhvillojmë këtë javë”.
Përfaqësuesja e Kosovës ka disa ditë që është duke u përgatitur për sfidat tejet të rëndësishme për kualifikimin në botërorin “Brazili 2015”. /KP/Telegrafi/


