Përditësohen vlerat, këta janë dhjetë lojtarët më të vlefshëm në La Liga
Pushimi ndërkombëtar u ka jep të gjithëve një shans për t'u larguar nga orari i vrullshëm i futbollit të klubeve, dhe ka lënë disa vrima në faqet e gazetave për t'u mbushur.
La Liga vazhdon të mbetet njëri nga kampionatet më interesante, më të ndjekura dhe me numrin më të madh të yjeve.
Faqja e specializuar e statistikave Transfermarkt ka publikuar tashmë listën me dhjetë lojtarët më të vlefshëm në La Liga.
AS ka publikuar artikullin dhe asnjëri prej tyre nuk është vërtet befasues, por është çmenduri të mendosh se si kanë ndryshuar këto vlera që nga kjo kohë një vit më parë.
Pedri është ngjitur në vendin e dytë nga askund, Marcos Llorente ka vazhduar një ngritje të jashtëzakonshme, Mikel Oyarzabal ka çimentuar vendin e tij në ‘top 10’.
Jules Kounde ka hyrë në top 10, ndërsa listës i prinë Frenkie de Jong me një çmim prej 90 milionë eurosh.
Në listë nuk figurojnë më emrat e njohur si Eden Hazard, Karim Benzema dhe Philippe Coutinho.
Lista me dhjetë lojtarët më të vlefshëm në La Liga:
10.Jules Kounde - 60 milionë euro 9.Ansu Fati – 60 milionë euro8.Federico Valverde – 65 milionë euro7.Casemiro – 70 milionë euro6.Jan Oblak – 70 milionë euro5.Mikel Oyarzabal – 70 milionë euro4.Joao Felix – 70 milionë euro3.Marcos Llorente – 80 milionë euro2.Pedri – 80 milionë euro1.Frenkie de Jong – 90 milionë euro/Telegrafi/


