Përditësimi i fundit nga kufiri, deri në 50 minuta pritje te Dheu i Bardhë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në pikat e kalimit kufitar.
Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata për hyrje të automjeteve regjistrohen në Dheu i Bardhë, ku pritja është rreth 50 minuta, ndërsa kolona arrin 70-80 metra.
Në Muçibabë, pritja për hyrje është 20 minuta, me kolonë prej 300 metrash, ndërsa në Hani i Elezit pritja është 20 minuta, me kolonë prej 100 metrash.
Në Vërmicë, pritja në hyrje është 5-15 minuta, me kolonë prej 60 metrash, ndërsa në Kullë pritja është 10-15 minuta, me kolonë prej 50 metrash.
Në Jarinjë, pritjet janë 15-20 minuta, në Merdarë 10-15 minuta, ndërsa në Bërnjak 5-10 minuta, pa kolona të raportuara.
Në Glloboqicë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq, pritjet variojnë nga 1 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje.
Sipas të dhënave të përditësuara, në shumicën e pikave kufitare nuk raportohen kolona për dalje, ndërsa qarkullimi i kamionëve zhvillohet pa pritje të konsiderueshme. /Telegrafi/


