Përballja e dytë vendos gjithçka: Finalja e Ligës së Kampionëve kalon nga Londra
Sonte (e martë) mbrëma, Arsenali dhe Atletico Madridi zbresin në fushë për aktin e fundit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me fituesin që siguron kualifikimin në finalen e madhe për edicionin 2025/26.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave në “Metropolitano” u mbyll baras 1-1 dhe sonte në “Emirates” gjithçka është e hapur Asnjë avantazh real. Asnjë hapësirë për gabime. 90 minuta që peshojnë një sezon i tërë për dy skuadrat.
Arsenali kërkon të rikthehet në një finale të madhe evropiane pas 20 vitesh, i shtyrë nga publiku dhe ritmi i lartë në shtëpi. Por, përballë është Atletico - një skuadër që jeton për netë të tilla. E fortë, e disiplinuar dhe vdekjeprurëse në tranzicion. Një gol mund të ndryshojë gjithçka. Një moment pakujdesie mund të kushtojë eliminimin.
The #UCL semi-finals continue ✨ pic.twitter.com/UogjOgOUBC
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 4, 2026
Presioni është maksimal. Intensiteti do të jetë brutal. Çdo duel ka peshë finaleje. Në një përballje ku baraspesha dominoi në ndeshjen e parë, detajet do të vendosin fituesin. Kush gabon, bie. Kush reziston, shkon në finale.
Nesër (e mërkurë), skena zhvendoset në Gjermani. Bayern Munich pret Paris Saint-Germain me rezultatin e ndeshjes së parë 5-4. PSG vjen me avantazh minimal, por Bayern në “Allianz Arena” është një tjetër histori. Një tjetër natë e madhe. Një tjetër biletë për finalen në lojë. /Telegrafi/


