Please enter at least 3 characters.

Për ushtrinë s’duhet lejuar asnjë kushtëzim

2017/03/Parakalimi-i-FSK-se-dhe-Policise-se-Kosoves-me-rastin-e-17-shkurtit-dites-se-pavaresise-foto-ridvan-slivova-16-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Kosova nuk duhet lejuar asnjë kushtëzim për themelimin e ushtrisë së saj.

Dërguti në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se Kosova, si çdo shtet tjetër, ka të drejtën për ta pasur ushtrinë dhe këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! e ka kritikuar përmbajtjen e Projektligjit për avancimin e FSK-së në një forcë ushtarake. Sipas saj, ai dokument që është shkruar përmban edhe gabime gjuhësore.

Dërguti ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! është duke e analizuar hollësisht Projektligjin për FSK-në dhe vërejtjet e sugjerimet do t’i japë kur të vijë në Kuvend. /Telegrafi/