Please enter at least 3 characters.

"Për ty Kosovë", kënga më e re nga Mihrije Braha

2020/05/mihrrrr.png

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Mihrije Braha, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

"Për ty Kosovë" mban titullin kënga më e re e saj, të cilën e ka sjell në një situatë të rënduar të vendit mes pandemisë së coronavirusit.

Videoja është realizuar nën producimin e "MProduction", ndërsa producent ekzekutiv është Mirton Xhekaj.

Mihrije Braha (Foto: YouTube)

Artistja e mirënjohur po ashtu vjen me një paraqitje atraktive, gjersa ka marrë vëmendje me dukjen e saj.

Projekti tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Mihrija përndryshe këtë periudhë pandemie ka qenë mjaft aktive si me prurje muzikore e po ashtu edhe me mesazhe kundrejt popullit, që të qëndrojnë të sigurt në shtëpi derisa të kalojë kjo situatë. /Telegrafi/