Please enter at least 3 characters.

Për t’iu përgjigjur fluksit, zgjatet orari i punës për disa shërbime komunale në Prishtinë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale.

Duke filluar nga data 08.07.2024, sportelet në Komunën e Vjetër, Komunën e Re dhe Bashkësinë Lokale në Lagjen e Muhaxherëve do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 17:00, nga e hëna deri të premten.

“Ju njoftojmë se për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve dhe pranisë së bashkatdhetarëve nga diaspora, Kryeqyteti Prishtina ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale deri në ora 17:00, duke filluar nga data 08.07.2024. Orari i ri i punës është si më poshtë: E Hënë - E Premte  08:00 - 17:00, thuhet në njoftim.

Kjo masë synon të lehtësojë shërbimin ndaj qytetarëve dhe të sigurojë marrjen e dokumenteve të nevojshme në kohë më të gjatë. /Telegrafi/