Për të “ofenduar” ekipin rival, e mbytën dhe e poqën një krokodil (Foto)
20/10/2015
Por, studentët e Universitetit të Luizianës në Shtetet e Bashkuara, kaluan në banalitet, duke e mbytur dhe pjekur në skarë një krokodil, transmeton Telegrafi.
Tërë këtë ata e bënë, vetëm për të “ofenduar” rivalët e tyre, Florida Gators, të cilët krokodilin e kanë si maskotë.
Ky veprim, nuk u ka lënë shije të mirë, as vendasve në Luizianë, që e kanë quajtur këtë gjest të ulët dhe të pështirë.
Kjo është bërë vetëm pak ditë, para se të zhvillohet ndeshja e futbollit amerikan, mes dy ekipeve rivale. /Telegrafi/


