Please enter at least 3 characters.

Për shkak të problemeve me dyer, Ford do të kthejë prapa rreth gjashtëmijë makina (Foto)

2017/03/Ford-të-kthejë-prapa-rreth-gjashtëmijë-makina-per-shkak-te-problemeve-me-dyer-foto.jpg

Për shkak të dorezave të dyerve që mund të bllokohen në rast të aksidenteve, Ford do t’i kthejë prapa të gjitha veturat e prodhuara më 13-31 janar të këtij viti.

Shumica e këtyre Mustangëve e kanë problemin në derën pranë shoferit, por ka raste kur është edhe në anën tjetër.

Kompania kërkon nga të gjithë klientët, që i kanë blerë makinat e shitura në Amerikën Lindore, në Meksikë dhe në Kanada, t’i kthejnë prapa që të rregullohet defekti.

Kjo ndodh pak kohë pasi u kërkua të kthehen prapa disa Mustangë që kishin probleme me jastëkët e sigurisë dhe që mund të përfshiheshin nga flakët. /Telegrafi/