Please enter at least 3 characters.

Për shkak të erërave të forta fundoset anija me turistë në Missouri, humbin jetën 13 persona (Video)

2018/07/13-11.jpg

Të paktën 13 persona përfshirë një foshnje njëvjeçar kanë humbur jetën dhe katër tjerë po konsiderohen të zhdukur, kur anija me të cilën po shëtisnin turistët nëpër lumin e Missouri të SHBA-ve, u fundos për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Që të gjitha viktimat ishin në anijen "Ride the Ducks" kur një stuhi e fortë e rrokullisi përmbys anijen në liqen, duke bërë që erërat e forta prej 100 kilometra në orë ta lëvizin anijen.

Ndërkaq, 14 persona tjerë kanë mbijetuar përfshirë këtu edhe kapitenin e anijes, ku shtatë prej tyre janë hospitalizuar. Të vdekur ishin të moshës nga 1 deri në 70 vjeç.

Ekipet e shpëtimit janë ndarë në zona të ndryshme të liqenit për të kërkuar të zhdukurit, pasi erërat e forta kanë mundur t'i dërgojnë larg trupat. /Telegrafi/

<span></span>