Please enter at least 3 characters.

Për NATO-n, Kosova s’ka as president e as kryeministër (Video)

2017/01/NATO.png

Në njoftimet zyrtare në faqen e NATO-s për takimet e djeshme që u realizuan në Kosovë nga Jens Stoltenberg, zyrtarët e Kosovës - presidenti dhe kryeministri - identifikohen vetëm si zotërinj pa postet që mbajnë.

Kjo tregon se NATO, si institucion paqeruajtës, vazhdon të jetë neutrale ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj.

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka dhënë një shpjegim për këtë çështje. Ai tha se NATO-ja nuk ua njeh postet krerëve të shtetit të Kosovës, për arsye të intervenimit të Policisë së Kosovës në vjeshtën e vitit 2011 në veri të vendit - pa konsultim paraprak me forcat e KFOR-it. /Tribuna Channel/