Please enter at least 3 characters.

"Për Maqedoni të përbashkët": Kryetari i ri i Kuvendit të distancohet nga Deklarata shqiptare

2017/04/Protesta-Shkup.jpg

Iniciativa qytetare "Për Maqedoni të përbashkët" edhe sot për të 38 ditë me radhë protestuan në disa qytete të Maqedonisë. Ata edhe sot kërkuan që të refuzohet Deklarata e partive shqiptare dhe të mos zyrtarizohet gjuha shiqe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët njëjtë sikur ditë tjera, marshin e filluan para objektit të Qeverisë së Maqedonisë dhe përfunduan para Kuvendit, ku edhe mbajtën fjalime.

Protestuesit gjithashtu kërkuan që kryetari i ri i Kuvendit të prononcohet kundër Deklaratës së partive shqiptare./Telegrafi/