Për këtë veturë erdhi një gjobë për tejkalim shpejtësie, edhe pse ajo ndodhej në një muze në New York City
Një situatë mjaft e pazakontë ka ndodhur me Volo Museum në New York City, pasi muzeu mori një gjobë për tejkalim shpejtësie për makinën legjendare KITT nga seriali Knight Rider.
Bëhet fjalë për një Pontiac Firebird të modifikuar që duket si makina e famshme e serialit, por automjeti nuk kishte lëvizur fare nga muzeu në Volo prej vitesh.
Sipas autoriteteve në Brooklyn, “KITT” u kap duke ecur me 36 mph në një zonë me limit 25 mph, por më vonë u zbulua se një person tjetër kishte përdorur një targë dekorative “KNIGHT”, identike me atë të serialit.
Muzeu pretendon se sistemi i gjobave në New York e lidhi gabimisht targën me automjetin e tyre origjinal.
Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë në SHBA, ku targat dekorative ose kopjet e targave reale janë përdorur nga shoferë të ndryshëm për të shmangur gjobat, duke krijuar probleme për pronarët e vërtetë të targave. /Telegrafi/


