Për herë të parë që nga viti 2013 nuk do të ketë një fitues spanjoll të Ligës së Kampionëve
411:"MADRID, SPAIN - MAY 27: Sergio Ramos of Real Madrid holds up the trophy during celebrations at the Santiago Bernabeu stadium following their victory last night in Kiev in the UEFA Champions League final, on May 27, 2018 in Madrid, Spain. Real beat Liverpool 3-1 in the final to lift the European Cup and Champions League for the 13th time. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
Liverpooli e eliminoi Barcelonën nga Liga e Kampionëve (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
07/05/2019
Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve, nënkupton se për herë të parë që nga viti 2013 nuk do të ketë një finalist dhe një fitues spanjoll në garën më të madhe evropiane për klube.
Në finale e fundit që nuk e fitoi një klub nga La Liga, mori pjesë pikërisht Jurgen Klopp, por asokohe luajti me Borussia Dortmundin dhe u mposht nga rivali gjerman, Bayern Munich.
Në vitin 2014, këtë garë e fitoi Real Madridi duke e mposhtur në finale rivalin lokal, Atletico Madrid (4-1).
Barcelona e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015 duke triumfuar kundër Juventusit në finale (3-1).
Dhe pastaj, tre vjet rresht trofeu shkoi në Spanjë, te klubi më i trofeshëm në këtë garë, Real Madrid (humbësit ishin Atletico Madrid, Juventus dhe Liverpool). /Telegrafi/


