Please enter at least 3 characters.

Për Coutinhon vendoset të premtën, në orët e fundit të afatit kalimtar

2016/12/PhilippeCoutinho.jpg

Liverpooli po vazhdon që të mos lëshojë pe për mesfushorin brazilian, Philippe Coutinho.

Gjithnjë sipas të përditshmes katalanase Sport, klubi anglez ka vendosur ta injorojë Liverpoolin deri në orët e fundit të afatit kalimtar.

Nëse The Reds arrijnë të gjejnë zëvëndësues si duhet, atëherë do ta shesin lojtarin në orët e fundit te Barcelona, pasi kjo është një dëshirë e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se tashmë klubet kanë një akord, e Barcelona ka bërë ofertën e fundit prej 160 milionë eurosh.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por gjasat më të mëdha janë që Coutinho të qëndrojë te Liverpooli. /Telegrafi/