Pepe: Nuk i përsërisim gabimet ndaj Atleticos
13/04/2015
Skuadra e Ancelottit ka dështuar në derbit ndaj Atleticos së fundmi, duke humbur të dy ballafaqimet në La Liga, ndeshjen në
Superkupën e Spanjës si dhe ndeshjen në 16-shen e fundit të Kupës së Mbretit.
Takimi më i fundit i skuadrave ishte humbja 4-0 në Vicente Calderon, por Pepe shpreson se do të ketë një tjetër rezultat kësaj radhe.
“Është një ndeshje e vështirë për ne, por as ata nuk do e kanë të lehtë”, deklaroi fillimisht Pepe, transmeton Koha.net.
“Mendoj se nuk duhet të bëjmë gabimet e njëjta si ato të ndeshjes së kaluar ndaj Atleticos”, shtoi ai.
“Nëse i qasemi ndeshjes me intensitetin dhe durimin e treguar sezonin e kaluar dhe ndeshjet e fundit, jam i sigurt se do të japim një performancë të mirë”, shtoi mes tjerash ai. /Telegrafi/


