Please enter at least 3 characters.

Pejë, policia kërkon bashkëpunim për kapjen e një të dyshuari për vjedhje

2024/08/454688917_799802119026715_2702434262974273874_n-e1723104098155.jpg

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi në kërkim, që dyshohet për kryerjen e veprës penale, vjedhje e rëndë.  

Në njoftim thuhet, Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është Lirim (Zymer) KURTAJ  i lindur me 13.05.1998 nё Trestenik-Pejё. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale 'vjedhje e rёndё'”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/