Please enter at least 3 characters.

Pejë, një person gjendet i varur në litar

2020/06/8-16.jpg

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës bëri të ditur se një person i moshës rreth 60 vjeçare është gjetur i varur në litar.

Xhevat Ibraj nga Policia e Kosovës në një deklaratë për Telegrafin tha se sot rreth orës 06:30 Policia ka marrë informacion se një person në rrugën “Zahir Pajaziti”, gjegjësisht në tarracën e ish motelit “Dardania” është gjetur i varur.

Ibraj bëri të ditur se pas marrjes së informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente policore.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkaq në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.

Trupi i pajetë i 60-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/