Please enter at least 3 characters.

Pejë, duke punuar në kopsht gjen 138 copë fishekë

2018/03/fisheke.jpg

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në kopshtin e tij, kishte hasur në një fuçi me 138 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe tre karikatorë të AK- 47

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 13:30 në Vitomiricë të Pejës.

Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësitë për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e municionit në mënyrë të sigurt. /Telegrafi/