Please enter at least 3 characters.

Pejani ia sheh “sherrin” rrjeteve sociale – arrestohet për armëmbajtje pa leje

2021/07/rrjetet-sociale-587x331-1.jpg

Një person është arrestuar në Shtupeq të madh të Pejës për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë e tij, gjatë një bastisjeje, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gaz, 50 fishekë kal. 9 mm dhe dy fishekë kal. 8 mm.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte postuar video në rrjetet sociale, duke treguar veten duke shtënë me armë zjarri, që ngriti dyshime për armëmbajtje të paligjshme.

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me urdhër të prokurorit. /Telegrafi/