Peja stërvitet me Trepçën
23/11/2014
Ndeshja nisi me dominim të lehtë të Trepçës, por për vetëm pak minuta, pasi më vonë Peja e kishte lojën në kontroll, duke e mbyllur çerekun e parë me 15 pikë epërsi, 17-32,
Pjesa e parë u mbyll me 10 pikë epërsi për mysafirët, me vendasit që tentuan të kthenin lojën dhe ngushtuan për 5 pikë epërsinë e çerekut të parë.
Në çerekun e tretë Peja thelloi epërsinë, për ta mbyllur pastaj ndeshjen me rezultat 77-99, raporton Koha.
Më efikasi tek vendasit ishte Baker me 28 pikë, i ndjekur nga Tahiri me 23, kurse për Pejën ishte Hajrizi me 19 pikë, i ndjekur nga Mocnik e Veseli me nga 15. /Telegrafi/


