Please enter at least 3 characters.

Peja pëson humbje në udhëtim

2016/01/peja-p-euml-son-humbje-n-euml-udh-euml-tim_hd.jpg

Pejanët e nisën furishëm çerekun e parë dhe nën udhëheqjen e Drilon Hajrizit e mbyllën këtë periodë me 11 pikë epërsi, 14-25. Mirëpo, këtë tempo nuk e mbajtën në çerekun e dytë dhe e mbyllën pjesën e parë me një pikë disavantazh, 41-40.

Në fillim të pjesës së dytë, pejanët diktuan tempon e lojës dhe rikthyen epërsinë në anën e tyre, mirëpo pastaj filluan të bëjnë gabime, dhe çerekun e tretë përsëri e humbën me tre pikë disavantazh 58-55.

Edhe pse u munduan që ta përmbysin rezultatin, verdhezinjtë nuk arritën t’i bëjnë ballë sulmeve të kundërshtarit dhe kështu e humbën këtë ndeshje me shtatë pikë disavantazh 78-71.

Danilo Subalic u dallua me më së shumti te Teodo me 19 pikë, ndërsa për Pejën më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 23 pikë.

Edhe pas kësaj humbjeje, Peja mbetet përkohësisht në vendin e parë në Grupin A me 11 pikë, ndërsa Teodo qëndron në fund me 8 pikë. /Telegrafi/