Please enter at least 3 characters.

Peja bëhet nikoqire e spektaklit të parë sportiv shkollor – gjimnaziada 2025

Komuna e Pejës do të mirëpresë për herë të parë një nga ngjarjet më të mëdha sportive shkollore në vend – Gjimnaziada 2025, një iniciativë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, që synon të promovojë sportin, garën e ndershme dhe frymën e bashkëpunimit mes të rinjve.

Ngjarja nis më 21 prill, me një marshim madhështor të 77 shkollave pjesëmarrëse, që do të shënojë hapjen zyrtare të kalendarit garues në disiplina të ndryshme sportive si: futboll, basketboll, volejboll, pingpong, boks, e shumë të tjera.

“Gjimnaziada 2025 është më shumë se një garë – është një festë rinore, një nismë që fuqizon talentin dhe përkushtimin sportiv të nxënësve tanë,” u shpreh drejtori i DKRS-së, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë aktive e këtij organizimi.

Aktivitetet do të zhvillohen në hapësira të ndryshme sportive në Pejë dhe do të zgjasin përgjatë disa ditëve, me finale emocionuese dhe shpërblime për fituesit.

Ky organizim synon të shndërrohet në një traditë vjetore, duke kthyer Pejën në epiqendrën e sportit shkollor në Kosovë./Telegrafi/