Please enter at least 3 characters.

‘Peeling’ me pemë

2016/01/f.0717214109125_m.jpg

Peeling-u nga pemët e freskëta është i pasur me thartira, të cilat butësisht largojnë qelizat  e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës dhe ia kthejnë shkëlqimin dhe freskinë fytyrës.

Në miks përzihen: një filxhan copa ananasi të prerë dhe një filxhan kivi të prerë. Shtohet një lugë mjaltë dhe miksohet derisa të bëhet një masë e njëllojtë.

Ky peeling vihet në fytyrë dhe në qafë, duke iu shmangur pjesës rreth syve. Mbahet 5 deri 10 minuta, pastaj fytyra lahet me ujë të vakët. /Telegrafi/