")
Please enter at least 3 characters.

Pedri tregon se si u refuzua nga Real Madridi, tani ka një mesazh për personin që e largoi nga Los Blancos

2022/03/GetPaidStock.com-623c7d639a8f5.jpg
232:"MADRID, SPAIN - MARCH 20: Pedri of FC Barcelona during the La Liga Santander match between Real Madrid v FC Barcelona at the Santiago Bernabeu on March 20, 2022 in Madrid Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)
12:"Getty Images

Pedri është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë dhe padyshim lojtari që do të dominoj në të ardhmen.

Talenti i madh spanjoll është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe është shëndrruar në lider në mesfushën e Barcelonës.

19-vjeçari iu bashkua katalunasve në vitin 2019 nga Las Palmas për 17,5 milionë euro, teksa u la njv vit huazim në skuadrën e tij të fëmijërisë.

Megjithatë Pedri ka një histori edhe me Real Madridin, ku vite më parë ai ishte refuzuar nga Los Blancos, kur kishte shkuar për një provë në akademinë e klubit madrilen.

“Shkova te Real Madrid për provë, por në ditët e para nuk mund të stërvitesha sepse fusha ishte e mbuluar nga bora. Në fund, një prej stafit më tha se nuk kisha nivelin e duhur për Real Madridin".

"Në fillim nuk të pëlqen kur refuzohesh, por më pas diçka e tillë të motivon për të punuar më shumë që në të ardhmen dikush tjetër të të pranoj", tha Pedri.

Ylli i katalunasve deklaroi se nuk e mbanë mend personin që e refuzoi te Real Madridi, por do t'i thoshte se tani është i lumtur te Barcelona.

"Tani jam aty ku dua të jem. Nuk e kam takuar më personin i cili më tha “Jo”, nuk e mbaj mend as kush ishte, por do t’i thoja se tashmë po e shijoj shumë periudhën time te Barcelona”, deklaroi Pedri. /Telegrafi/