Please enter at least 3 characters.

PDK thotë se konsensusi i partive për Demarkacionin është afër

2018/02/PDK-konference-Kadri-Veseli-foto-Ridvan-Slivova-14-e1494337048555-780x439.jpg

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vlerësuar angazhimin e partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tyre, arritja e konsensusit, për të cilin sot kishte përpjekje, është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë.

"PDK shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt. PDK do të angazhohet edhe nesër që të arrihet ky konsensus", thuhet në njoftimin e kësaj partie.

" PDK falënderon përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike parlamentare për dialogun konstruktiv lidhur me gjetjen e zgjidhjes për çështjen kryesore në raport me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët tonë", përfundon njoftimi./Telegrafi/