Please enter at least 3 characters.

Pavarësisht aludimeve të shumta, Marina Vjollca rikthehet sërish në ekran

2021/09/marina_vjollca-241668334_251336883558409_2748075513760110805_n-e1631379804154.jpg

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka bërë një rikthim sërish në televizion.

Përkundër aludimeve të njëpasnjëshme, ajo është kthyer në ekran me sezonin e dytë të “Klanifornia”.

Këtë e ka njoftuar përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.

Ajo duket e mrekullueshme në një fustan të bardhë të krijuar nga Elisabetta Franchi, duke qenë edhe ambasadore e kësaj të fundit.

“Sonte rikthehemi me “Klanifornia-n” ne sezonin e ri”, ka shkruar Vjollca në në njërin nga postimet.

“Paqja është gjithçka”, vazhdoi në tjetrin.

Rikthimi i biondes vjen pak ditë pas njoftimit se po bëhet nënë e po ashtu edhe pushimeve luksoze.

Ajo njoftoi se po mirëpret fëmijën e parë me bashkëshortin, reperin Getoar Selimi. /Telegrafi/