Please enter at least 3 characters.

Pau Torres nuk është më prioritet i Realit

2021/02/3650347-pau-torres-villarreal_1ald5iaiu823z1kiyxuom6oqf6-copy.jpg

Real Madridi e ka tërhequr interesimin për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres - shkruan El Nacional.

Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit kishin joshur interesimin e klubeve të mëdha, në mesin e të cilëve ishin edhe Los Blancos.

Deri para disa javësh, spanjolli ishte prioritet i Mbretërve për zëvendësim afatgjatë të ish-kapitenit, Sergio Ramos, i cili u transferua drejt Paris Saint-Germainit.

Megjithatë, tashmë Reali e ka zbehur interesimin për mbrojtësin, i cili ka një klauzolë në vlerë prej 65 milionë euro.

Manchester Unitedi është një prej klubeve tjera që ka shprehur interesim për futbollistin e Villarrealit. /Telegrafi/