Please enter at least 3 characters.

Patenta shqiptare njihet në Arabinë Saudite

2022/08/298984491_394549926151818_2789856467973131960_n.jpg

Procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite tanimë janë përmbyllur.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet se pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga Shqipëria, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave. /Telegrafi/