Please enter at least 3 characters.

Pastrohen hapësirat publike në fshatin Dardhishtë të Obiliqit

Ndërmarrje Publike Lokale "Kastrioti" ka njoftuar se sot, më 23 qershor, punëtorët e operativës kanë vazhduar me mirëmbajtjen e hapësirave publike në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.

Në orët e hershme të mëngjesit ka nisur procesi i kositjes së hapësirave gjelbëruese përgjatë rrugëve të fshatit, me qëllim që të ketë përmirësim të pamjes dhe kushteve të mira për banorët.

Aktivitetet e mirëmbajtjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim sipas planit të punës./Telegrafi/