Please enter at least 3 characters.

Pastrohen dhe mirëmbahen hapësirat gjelbëruese në Obiliq

NPL “Kastrioti” ka njoftuar se punëtorët operativë kanë vazhduar sot me pastrimin, mirëmbajtjen dhe kositjen e hapësirave publike gjelbëruese në Parkun te Hashant dhe në Parkun në Llazarev.

Punimet kanë përfshirë kositjen e barit, pastrimin e sipërfaqeve të gjelbra, largimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Sipas kompanisë, këto aktivitete kanë për qëllim që parqet të jenë më të pastra, më të mirëmbajtura dhe më të përshtatshme për qytetarët. /Telegrafi/