Mjeku shqiptar nga Gjermania rikthehet në Shtime, do të trajtojë rastet sociale

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime ka njoftuar se në fund të muajit dhjetor 2026 do të rikthehet për vizitë mjeku shqiptar nga Gjermania, Dr. Metush Qorrolli.
Sipas njoftimit, Dr. Qorrolli trajton probleme ortopedike, si dhe dhimbje akute dhe kronike, përfshirë problemet e shtyllës kurrizore, dhimbjet e nyjeve, migrenën, neuropatitë, osteoporozën dhe fibromialgjinë.
QKMF ka bërë të ditur se mjeku do të trajtojë vetëm rastet sociale në QKMF, ndërsa termini paraprak është i obligueshëm.
Qytetarët që konsiderohen raste sociale mund të caktojnë termin te kryeinfermierja e QKMF-së, Mervete Hasani, nga ora 08:00 deri në 15:30. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
43 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































