Please enter at least 3 characters.

Pasojat e sulmeve ruse në Irpin

2022/03/1-364.jpg

Janë publikuar një sërë fotografish që shfaqin ndërtesat e shkatërruara dhe rrënojat, që kanë bllokuar rrugët e qytetit ukrainas Irpin në veri të vendit.

Janë pikërisht forcat ruse që për asnjë moment nuk i kanë ndalë granatimet mbi këtë qytet, që është i mbushur me civilë, transmeton Telegrafi.

Irpini gjendet në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas dhe prej fillimit të pushtimit rus, ka qenë cak i sulmeve të ndryshme të ushtrisë ruse – nga ato ajrore e deri të këmbësoria që nuk kurseu askënd.

Ndryshe sot Ukraina është futur në ditën e 35-të të luftimeve, të ashpra që po i zhvillon kundër ushtrisë së Vladimir Putinit. /Telegrafi/