Please enter at least 3 characters.

Pasi u konfirmua largimi i tij nga Man City, zbulohet klubi i ardhshëm i De Bruynes

Një numër klubesh janë lidhur me një lëvizje të mundshme për Kevin De Bruyne, pasi mesfushori konfirmoi largimin e tij nga Manchester City. 

33-vjeçari, i cili ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier me Cityn si dhe po ashtu Ligën e Kampionëve, ka njoftuar mëngjesin e së premtes se do të largohet nga Anglia në fund të edicionit aktual.

Për momentin, një kalim i tij në Arabinë Saudite duket opsioni më i mundshëm për belgun.

Në fakt, një raportim nga mediumi francez Foot Mercato sugjeron se De Bruyne ka qenë në bisedime serioze dhe pozitive me klubin nga liga e dytë e Arabisë, Neom SC, të cilët momentalisht e kanë ish-lojtarin e west Hamit, Said Benrahma në radhët e tyre.

Raporti gjithashtu shton se klube si River Plate, Fenerbahce, Galatasaray dhe Diego FC janë po ashtu të interesuara.

San Diego në fakt e ka përcjellë mesfushorin tash e sa kohë. Verën e kaluar, The Athletic kishte raportuar për një interesim të përbashkët mes klubit dhe De Bruynes, me lojtarin që thuhej se preferonte kalimin në MLS dhe jo në Superligën e Arabisë.

Sidoqoftë, zërat për një kalim të tij tek Neom SC janë bërë më serioz gjatë javëve të fundit teksa ata po synojnë të sigurojnë ngjitjen në elitën e futbollit arab./Telegrafi/