Please enter at least 3 characters.

Pas shfaqjes së Rita Orës me robdeshambër në MTV EMA, e ëma e imiton zhveshur (Foto)

2017/12/veraora_20_12_2017_20_31_13_480-e1513798308391.jpg

Këngëtarja Rita Ora bëri shumë bujë me paraqitjen e saj në "MTV Europe Music Awards".

Ajo ishte nikoqire e këtij eventi, gjersa befasoi të gjithë kur në hapjen e tij u shfaq e veshur me robdeshambër.

Vetëm një muaj pasi ka kaluar kjo ngjarje, nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu vendosi të bëjë të njëjtën gjë.

Ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet nga palestra, e veshur me robdeshambër, teksa ka etiketuar vajzën e saj, Ritën, duke treguar se si kush po duket.

"Veshja ime e EMA e palestrës", ka shkruar nëna e këngëtares në këtë postim. /Telegrafi/