Please enter at least 3 characters.

Pas romancës 3-vjeçare me Kylie Jenner, Tyga: Duhet të mësoni nga gabimet

2019/07/GettyImages-634797002-e1562321302222.jpg
213:"NEW YORK, NY - FEBRUARY 11: Tyga (L) and Kylie Jenner attend the Alexander Wang February 2017 fashion show during New York Fashion Week on February 11, 2017 in New York City. (Photo by Jason Kempin/Getty Images)
12:"Getty Images

Reperi Tyga së fundmi ka folur për romancën e tij me Kylie Jenner, me të cilën është ndarë para pak viteve.

Ai e ka tundur kokën kur u hap tema për marrëdhënien e tij me Kylie Jenner, në një intervistë në "Good Morning Britain", duke i'u drejtuar kamerave 'të mësoni nga gabimet e juaja'.

Reperi 29-vjeçar ishte ngacmuar nga moderatorët për romancën e tij që kishte të bënte me super modelen Jenner.

'Si ishte të takosh dikë në sy të publikut kur ti ke një karrierë kaq të madhe?', ishte pyetur Tyga.

"Është vetëm takim", u përgjigj Tyga. "Ti e cakton takimin, vazhdon, del përsëri, vazhdon. Është vetëm një pjesë e jetës, është pjesë e evoluimit. Është vetëm mësim. Nuk ka përgatitje. Duhet të mësosh nga gabimet dhe të rritesh më mirë".

Në pyetjen tjetër se a ndjen keqardhje për këtë ai u pergjigj, "Jo, unë nuk dua të flas më shumë për këtë çështje".

Kujtojmë që dyshja e famshme ishin në lidhje nga viti 2014 deri në vitin 2017. /Telegrafi/

Tyga dhe Kylie Jenner (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Philipp Plein/Guliver)