Please enter at least 3 characters.

Pas reshjeve të shiut, përmbytet rruga Ferizaj-Prishtinë

Pas reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë përfshirë vendin, qytetarët po përballen me përmbytje në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Telegrafi, shihet se si veturat kalojnë me vështirësi për shkak të ujit që ka mbuluar plotësisht segmentet e kësaj rruge.

Më poshtë mund të shihni pamjet e përmbytjes në rrugën Ferizaj-Prishtinë. /Telegrafi/