Please enter at least 3 characters.

Pas rastit në Banjskë, Elshani: Ka raste kur policët e dorëhequr po kërkojnë të kthehen në punë

2023/09/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë ka pasur raste kur policët e dorëhequr kanë kërkuar që të kthehen në punë.

Ai tha se situata në veri është normalizuar por nuk është befasi nëse do të përsëriten rastet e tilla.

“Pas rastit të Branjskës, ne kemi raste kur vjen polici dorëhequr, që ende nuk ia kemi dhënë vendimin e dorëheqje, dhe kërkon kthimin në punë në vendin ku ka qenë dhe ne e kemi kthy. Konsiderojmë që ka filluar të normalizohet situata. Nuk  është befasi që të kemi raste të tilla”, tha ai për T7.