Please enter at least 3 characters.

Pas pesë vitesh martesë me modelen irlandeze, Serdar Ortaç po shkurorëzohet

2019/08/752x395-serdar-ortac-ve-esi-chloe-loughnan-ayrildi-mi-1507551779919.jpg

Ai është një ndër këngëtarët më të famshëm turk dhe më të dashur ndër publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Serdar Ortacin, i cili u bë i njohur në saje të hitit të sjell para njëzet vjetëve, "Karabiberim".

Pos jetës prej artisti, këngëtari ka edhe një jetë private, e cila sipas mediave turke është komplikuar dhe po merr kahe negative.

Në fakt, artisti 49-vjeçar po thuhet se ka vendosur t'i jap fund martesës pesëvjeçare me modelen irlandeze, Chloe Loughnan, me të cilën nuk ka fëmijë.

Dyshja nuk ka vendosur t'i komentoj shkrimet e mediave duke zgjedhur të heshtin për momentin dhe ia kanë lënë kohës ta dëshmojë vërtetësinë e lajmit.

Ndryshe, Ortaç gjatë vitit të kaluar ka mbajtur një koncert për publikun tonë në Prizren. /Telegrafi/