Please enter at least 3 characters.

Pas përleshjes, tenton t'i djegë veturën – i dyshuari dhe viktima përfundojnë në QKUK

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një mosmarrëveshje mes dy personave në Drenas ka përfunduar me lëndime trupore dhe ndërhyrje të Policisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30 ku një person ka tentuar t’i vë flakën veturës së drejtuar nga viktima.

I dyshuari, shtetas kosovar pas përleshjes fizike me viktimën po ashtu shtetas kosovar, ka tentuar të djegë automjetin e tij.

Si pasojë e incidentit, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor". /Telegrafi/