Please enter at least 3 characters.

Pas ndarjes nga Jessie J, Channing Tatum kërkon lidhje të re

2019/12/ChanningTAtum-e1577810968358.jpg
201:"LONDON, UNITED KINGDOM - MARCH 18: Channing Tatum attends the UK Premiere of G.I. Joe: Retaliation at Empire Leicester Square on March 18, 2013 in London, England. (Photo by Stuart Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori i hollivudian, Channing Tatum, u nda nga këngëtarja Jessie J disa javë më parë dhe siç thonë miqtë e tij, ai tashmë ka filluar të kërkojë dashuri të re në internet përmes aplikacioneve për takime.

Dy yjet e famshme ishin bashkë për më shumë se një vit dhe ata janë ndarë për arsye të panjohura, transmeton KP.

Siç mësohet, Tatum përdor aplikacionin Raya, një program ekskluziv, postimet e të cilit pretendojnë se janë "një komunitet privat, me bazë anëtarësie, për njerëz nga e gjithë bota për t'u takuar dhe shoqëruar".

Aplikacioni iu rekomandua aktorit nga miqtë dhe 39-vjeçari pranoi me fjalët: "Unë nuk kam asgjë për të humbur".

Tatum ka qëndruar në Raya për disa javë tani dhe është në kërkim të "momenteve të veçanta".

Jessie J (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)