Please enter at least 3 characters.

Pas martesës, 24-vjeçarja shqiptare përfundon si prostitutë në Itali

2016/01/pas-martes-euml-s-24-vje-ccedil-arja-shqiptare-p-euml-rfundon-si-prostitut-euml-n-euml-itali_hd.jpg

Vajza 24 vjeçare me iniciale V.Sh, lindur dhe banuese në Korçë, para katër vitesh është njohur me shtetasin italian Tomcho Tomov, e më pas edhe janë martuar. Ndërkohë, nga kjo martesë mësohet se ata kanë edhe një fëmijë të mitur, vajzë, që jeton me familjen e 24-vjeçares. Po ashtu, mësohet se V.SH rrjedh nga një familje e varfër.

Gjatë bashkëjetesës, të dy kanë pasur probleme të shumta, pasi italiani Tomov e detyronte të renë të ushtronte prostitucion kundrejt pagesës. Po ashtu, ka qenë Tomov që së bashku me mikun e tij Alesio Çullhaj, që kanë rënë dakord për të dërguar të renë drejt Italisë me qëllim shfrytëzimin e saj si prostitutë.

E dëmtuara ka treguar: “Tomcho Tomovin e kam bashkëshort për rreth katër vjet dhe kam një vajzë me të. Me Tomchon më ka njohur një i njohur i tij nga Pogradeci, i cili ishte shok i tij. Në fillim kur më mori, Tomov sillej mirë, më pas ushtronte dhunë. Në fillim ne jetonim në Pogradec, në banesen e Tomcho Tomovit”.

E dëmtuara ka treguar se ka ushtruar prostitucion edhe në shtëpinë ku ajo ka jetuar me bashkëshortin e saj italian.

“Kam ushtruar prostitucion në shtëpinë e tij. I sillte Tomcho klientët. Ai më ka njohur me Alesio Çullhajn dhe më tha: Do shkosh me këtë në Itali, do punosh për mua”, ka deklaruar e reja. /Shqiptarja/