Please enter at least 3 characters.

Pas lajmit në Telegrafi, “Pastrimi” mbledh mbeturinat në rrugën “Gjon Sereqi”

2022/04/pastrimi1-e1651353282794.jpg

Kompania “Pastrimi” për dy ditë rresht ua kishte lënë para dyerve, në rrugë, shportat dhe kontejnerët e mbushur me mbeturina banorëve të rrugës “Gjon Sereqi” në Prishtinë.

Pas publikimit të lajmit në Telegrafi një ekip i Kompanisë “Pastrimi” gjatë orëve të mbrëmjes ka dalë në rrugën “Gjon Sereqi” dhe ka bërë bartjen e mbeturinave.

Banorët e kësaj rruge kanë dërguar në adresë të redaksisë së Telegrafit fotografi ku shihet kamioni duke grumbulluar mbeturinat. /Telegrafi/