Pas gurëve drejt efektivëve, protestuesit shkatërrojnë makinën e policisë
02/07/2026
Situata ka agravuar jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë pasi protestuesit kanë shkatërruar një automjet të policisë duke i thyer xhamat e duke e goditur me sende të forta.
Policia ka ndërhyrë duke bërë edhe arrestimin e disa prej tyre.
E ndërsa situata u përshkallëzua kur protestuesit hodhën gurë dhe ujë drejt efektivëve, policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. /Telegrafi/


