Please enter at least 3 characters.

Pas Gjakovës, edhe në Spitalin e Ferizajt nuk po trajtohet asnjë pacientë me COVID-19

2021/06/198902448_2921422344841219_8326645023850002534_n.jpg

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se pas Spitalit të Gjakovës, edhe në atë të Ferizajt nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë me COVID-19.

Në njoftimin e bërë nga ShSKUK, thuhet se kjo është inkurajim për të vazhduar betejën me pandeminë.

“Pas një kohe të gjatë, Spitali i Gjakovës dhe i Ferizajt pa asnjë pacient për trajtim me COVID-19. Zë shprese dhe inkurajim për ta vazhduar betejën, e cila nuk fitohet dot pa angazhim e kujdes gjithë shoqëror”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/