Please enter at least 3 characters.

Pas deklaratës së Paris Gurit, Agim Bahtiri i dhuron deputetit të LDK-së një biberon në Kuvend

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u ndërpre sërish, pasi kandidatja e propozuar për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dështoi të marrë votat e mjaftueshme për këtë post.

Por, para nisjes së seancës, deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri bërë një veprim interesante, duke shkuar pranë deputetit më të ri të LDK-së, Paris Guri, duke i dhuruar një shishe të fëmijëve të mbushur me qumësht, transmeton Telegrafi.

<section> <h2> A duhet LVV të propozojë një kandidat/e tjetër për të parin e Kuvendit, pas dështimit për të zgjedhur Albulena Haxhiun?</h2> </section> <section> <h2>Po</h2> </section> <section> <h3>Jo</h3> </section>

Nuk dihet nëse ky veprim i Bahtirit u nxit nga deklarata e Gurit, ku ditë më parë kishte deklaruar se "“Po foli qëndrim timin personal, jo të partisë, unë e kisha votuar Agim Bahtirin”.

Megjithatë, Guri pranoi me sportivitet veprimin e Bahtirit, ku pas disa minutash ai hodhi në shportën e mbeturinave shishen me qumësht.

Ndërsa pas seancës i pyetur nga mediat, deputeti i LVV-së u përgjigj shkurt: "M’ka nderu, e nderova!". /Telegrafi/