Please enter at least 3 characters.

Pas aksidentit të tmerrshëm në Formula 1 - Romain Grosjean paraqitet nga spitali

2020/11/Romain.jpg

Romain Grosjean ka postuar një video, aty ku ka treguar se si është gjendja e tij, pas aksidentit të pësuar në Formula 1.

Piloti kishte një aksident me makinën e tij ndaj Daniil Kvyat, derisa ajo u përfshi nga flakët dhe qëndroi për 32 sekonda aty.

Por, fatmirësisht, Grosjean ka pësuar vetëm lëndime të vogla, ndërsa ka postuar një video për të gjithë ata që u shqetësuan në aksidentin e tij.

"Të reja nga spitali - ndoshta nuk jam në gjendje të ju kthejë të gjithëve mesazhet që kam pranuar që një kohë të gjatë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen dhe për stafin e FIA-s dhe stafin mjekësor që u përkujdesën për mua. Shpresoj të shihemi së shpejti", ka shkruar ai në Instagram.

Makina e tij Haas, kishte të instaluar pjesën Halo, që e shpëtoi atë nga aksidenti me fatalitet, duke shpëtuar vetëm me djegie të lehta. /Telegrafi/