Please enter at least 3 characters.

Pas 14 vitesh do të mbyllet Al Jazeera Balkans

Për mediat boshnjake u konfirmua se pas katërmbëdhjetë vitesh pune të suksesshme në Ballkan, projekti televiziv rajonal Al Jazeera Balkans po mbyllet.

Është një degë e koncernit mediatik të Katarit, i cili ka vepruar me shumë sukses në Ballkan, me seli në Sarajevë që nga viti 2011.

Al Jazeera Balkans mbuloi tregun rajonal me zyra në Beograd, Zagreb, Podgoricë, Shkup, Lubjanë dhe Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Në 14 vitet e fundit, Al Jazeera Balkans ka qenë veçanërisht i njohur për përmbajtjen e tij origjinale që lidhet me segmentin e dokumentarëve, por edhe me një numër projektesh të tjera.

Është stacioni i parë televiziv që transmeton një program në një gjuhë tjetër përveç arabishtes dhe anglishtes.

Al Jazeera Balkans është i pranishëm në Sarajevë që nga mesi i shtatorit 2010, kur bleu stacionin televiziv lokal NTV Studio nga kompania "PEP" në pronësi të Adil Kulenoviq.

Arsyet e mbylljes nuk janë njoftuar ende, por supozohet se ishte një vendim biznesi nga Doha për shkak të arsyeve financiare. /Telegrafi/